
Dokumentari i FIFA-s i prodhuar për Botërorin e Katar 2022, ka zbuluar më në fund një nga momentet më të çuditshme të këtij evenimenti, atë të sherrit që ndodhi gjatë një interviste të Messit.
“Çfarë ke që sheh, budalla!”, është një nga frazat që ka hyrë në histori nga ky turne, një frazë që Mesi ia tha Ueighorst pas përfundimit të ndeshjes Argjentinë-Holandë në çerekfinalet e turneut.
Asokohe në media kishte spekulime nga më të ndryshmet rreth situatës që u krijua gjatë intervistës së Messit dhe ky i fundit vetë foli për provokime. Por në dokumentarin e titulluar “I shkruar në yje”, FIFA ka publikuar videon e atij momenti.
Aty shfaqet fillimisht Ueighorst i cili po priste pas kamerave duke parë argjentinasin. Në atë moment, Mesi shpërthen me reagimin e tij të famshëm ndaj holandezit. Më pas Ueihgorst shfaqet teksa shkon drejt Messit i cili kishte përqafuar De Pol, duke i zgjatur dorën. Por argjentinasi e injoron plotësisht.
There it is the whole video. pic.twitter.com/CdP3Vc91HS
— Raghav Soni (@IchigoMufc) March 26, 2023
Pamjet më vonë shfaqin Ueighorst duke komunikuar me Lautaro Martinez dhe me Kun Aguero. “Unë thjesht po e prisja që t’i jepja dorën, kjo është mungesë respekti”, tha ai para se të largohej i mërzitur për sjelljen e pahijshme të yllit argjentinas.
Lini një Përgjigje