
Ish-mesfushori i Kombëtares, Klodian Duro ka folur për ndeshjen e sotme Poloni-Shqipëri teksa shpreson që kuqezinjtë të marrin një fitore minimale ose e keqja fare një barazim.
I ftuar në emision sportiv “Panorama Sport”, ai u shpreh se Kumbulla duhet të japë maksimumin, për të ndaluar sulmuesin polak, Robert Levandovski.
Duro tha gjithashtu se Silvionjo ka sjellë pozitivistet në skuadër, teksa shtoi se sonte mund të ndikojnë edhe dy mungesat e rëndësishme si Gjimshiti në mbrojtje dhe Broja në sulm. Ish mesfushori bëri dhe një parashikim për rezultatin ku tha se shpreson që ndeshja do të mbyllet 0-1 në favor të Shqipërisë.
“Uroj që të gjithë futbollistët të japin maksimumin. Ne kemi pasur dhe kemi alternativa në mbrojtje. Kushdo që të luajë të japë gjithccka nga vetja e tij. Ne kemi alternativa të mira dhe në sulm, sulmuesit që kemi kanë shënuar gola vazhdimisht në ekipet e tyre. Asani ka potencial dhe duhet të përshtatet mirë me ekipin. Të gjithë futbollistët kanë minutazh dhe duhet të bëjnë maksimumin për një rezultat pozitiv. Futbolli ecën shumë shpejt, dhe ndryshimet ndodhin shpejt si tek Polonia dhe tek Shqipëria. Atmosfera është e mirë dhe një frymë e mirë të shërbejë për rezultatin. Levandovski është një ndër futbollistët më të mirë që ekziston. Kumbullës do ti bjerë barra më e madhe për ta ndalur, duhet të jemi të kujdesshëm dhe duhet të japim maksimumin. Unë uroj të fitoj Shqipëria, 1-0 mund të mbyllet sfida. Duhet tju tregojmë kundërshtarëve të grupit që ne jemi të fortë dhe meritojmë të luajmë kundër kombëtareve më të mëdha”, u shpreh Duro.
Lini një Përgjigje