
Polonia do të presë sot Shqipërinë në orën 20:45 për të zhvilluar ndeshjen e parë kualifikuese në Euro 2024. Të gjithë janë optimist dhe presin rezultat pozitiv nga kjo përballje, për të nisur me këmbën e mbarë këto kualifikuese “Euro 2024”.
Por për të qenë me “këmbë në tokë” “PanoramaSport” ka renditur më poshtë 5 arsyet pse kuqezinjtë do ta kenë të vështirë sfidën ndaj polakëve:
1) Ka mungesa të rëndësishme. Dëmtimi i Gjimshitit, Ismajlit, Bares dhe Brojës ka tronditur gjithë boshtin e skuadrës (mbrojtje-mesfushë-sulm).
2) Trajner i ri me shumë entuziazëm, por pa asnjë miqësore për të pasur mundësi të testojë dhe të njohë më mirë skuadrën. FSHF ia “dhuroi” të gjitha miqësoret e nëntorit Edi Rejës që ishte e sigurt se do të ikte dhe nuk gjeti dot ekip për në mars…
3) Ndeshja e parë e trajnerit të ri në transfertë kundër Polonisë së Levandovskit… I pamëshirshëm edhe shorti për kuqezinjtë.
4) Rivalët vijnë pas një humbjeje me Republikën çeke dhe moralin nuk e kanë si duhet, por kjo mund t’i bëjë akoma më të rrezikshëm. Plus pastaj 50 mijë tifozë në tribuna kundër nuk është ndonjë bonus për ne…
5) Kanë historinë me vete. Nuk i mundim prej 70 vitesh polakët, ndonëse kemi luajtur 13 ndeshje kundër tyre. Ndonjë lojtar si Muçi që luan në Varshavë dhe e njeh mentalitetin, por ka edhe cilësitë t’u bëjë keq, Silvinjo nuk e ka marrë fare..
Lini një Përgjigje