TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Shtator 2025, 15:54

Sfida e rëndësishme europiane i besohet arbitrave shqiptarë, Enea Jorgji do të vendosë drejtësi

Shkruar nga Pamfleti

Sfida e rëndësishme europiane i besohet arbitrave shqiptarë, Enea

Ditën e enjte, futbolli europian do të sjellë edicionin e ri të Ligës së Konferencës. Në njërën prej ndeshjeve të raundit të parë të këtij kompeticioni, do të vendosin drejtësi arbitrat shqiptare.

Bëhet fjalë për Enea Jorgjin, i cili do të drejtojë përballen mes Viktoria Plzen dhe Malmo. Asistentët e Jorgjit në këtë përballje do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj.

Arbitër i katërt i takimit do të jetë Florian Lata, ndërsa në AVAR Kreshnik Bajramaj. Arbitrat shqiptarë kanë vendosur drejtësi edhe në sezonet e shkuara në kompeticionet europiane.

enea jorgji arbitri shqiptar viktoria plzen-malmo

Lini një Përgjigje