
Paris Saint-Germain ka publikuar skuadrën për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës që do të luhet mbrëmjen e të mërkurës, me Khvicha Kvaratskhelia që nuk u përfshi për shkak të një lëndimi.
Ndërkohë, treshja e mesfushës Vitinha, Fabian Ruiz dhe Joao Neves, të cilët munguan në ndeshjen e Ligue 1 kundër Auxerre për shkak të lëndimeve, janë përfshirë në skuadër.
Ja lista e plotë e skuadrës për ndeshjen e rëndësishme kundër Barcelonës.
Portierë: Chevalier, Marin, Safonov
Mbrojtës: Beraldo, Zabarnyi, Hernandez, Mendes, Hakimi, Pacho
Mesfushorët: Vitinha, Mayulu, Zaire-Emery, Jangeal, Ndjantou, Vitinha, Neves, Ruiz
Sulmues: Barcola, Lee Kang-in, Mbaye, Ramos
Lini një Përgjigje