TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Dhjetor 2025, 17:07

Seria A/ Napoli triumfon ndaj Cremonese, Hojlund vendimtar; Milani në krye pas fitores ndaj Veronës

Shkruar nga Pamfleti

Seria A/ Napoli triumfon ndaj Cremonese, Hojlund vendimtar; Milani në krye

Pas fitores në Superkupën e Italisë në Riad të Arabisë Saudite, Napoli i Antonio Contes vazhdoi me fitore edhe në Serie A, duke mposhtur 0-2 Cremonesen në “Giovanni Zini”. Sulmuesi Rasmus Hojlund ishte ylli i ndeshjes, duke shënuar të dy golat e sfidës në minutat 13 dhe 45. Me këtë fitore, Napoli qëndron në vendin e dytë me 34 pikë, vetëm një më pak se Milani.

Në “San Siro”, Milani fitoi 3-0 ndaj Veronës në një ndeshje që nuk ishte aq e lehtë për kuqezinjtë. Ndeshja u zhbllokua vetëm në minutën e parë shtesë të pjesës së parë: nga një krosim nga Modric dhe devijimi me kokë i Rabiot, topi arriti te Pulisic, i cili nuk gaboi. Në pjesën e dytë, Nkunku shënoi dy herë, përfshirë një penallti në minutën e 53-të, duke vendosur rezultatin përfundimtar 3-0. Me këtë fitore, Milani ngritet në krye të Serie A me 35 pikë.

napoli milan seria a

Lini një Përgjigje