
Cagliari ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 sfidën ndaj Bolognas, e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit Italian.
Pjesa e parë nuk nisi në mënyrë më të mirë për vendasit të cilët pësuan një gol që në minutën 24-të të ndeshjes. Me Orsolini i cili shënoi golin e avantazhit për Bolognan. Por nuk u desh shumë që Cagliari të barazonte shifrat, pasi në të ’31-të, Petagna çoi shifrat në 1-1, me shifrat që mbetën të pa ndryshuara për 45-minutëshin e parë.
Pjesën e dytë fati buzëqeshi vetëm për Cagliarin. Edhe pse Bologna bërë një ndeshje tepër të mirë në 45-minutëshin e dytë, një autogol i Calafiorit, në minutën e 69-të, ishte ai që i solli humbjen skuadrës boloneze. 90-minutëshi i plot u mbyll me rezultatin 2-1 dhe me Caligarin që ngjitet në vendin e 16 me 18-pikë. Ndërsa Bologna mbetet në vendin e 6-të me 32-pikë.
Lini një Përgjigje