
Ishte vetëm 19 vjeç e 4 ditë kur mbrojtësi Elseid Hysaj debutoi me Kombëtaren, në miqësoren ndaj Gjeorgjisë në shkurt të vitit 2013. Xhani De Biazi në atë përiudhë trajneri i Shqipëisë, i besoi në Kombëtare një djaloshi të ri, pa bujë në arenën e futbollit europian, por me premisa të mëdha.
Nën urdhërat e De Biazit, Hysaj u kthye në lojtar të rëndësishëm në prapavijë. Në një “story” të fundit në rrjetet sociale, mbrojtësi i Lacios është shfaqur përkrah Xhani De Biazit me frazën:
“Sa kujtime të bukura”. E qartë se respekti është i ndërsjellë mes tyre, duke mbajtur ende “gjallë” arritjet te Shqipëria, aty ku kulmoi me pjesëmarrjen për herë të parë në një Kampionat Europian, “EURO 2016”.

Lini një Përgjigje