TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Dhjetor 2024, 16:08

Rezultatet e dobëta dhe humbja përballë “Zonjës së Vjetër”, Monza shkarkon trajnerin!

Shkruar nga Pamfleti

Rezultatet e dobëta dhe humbja përballë “Zonjës

Alessandro Nesta ka mbyllur aventurën e tij te Monza në Serie A. Paraqitja e dobët e skuadrës dhe humbja e së dielës 1-2 ndaj Juventusit, ndonëse erdhi pas një paraqitjeje të mirë, bëri që klubi të ndryshojë trajnerin.

“AC Monza njofton se ka shkarkuar Alessandro Nestën nga roli i tij si trajner i ekipit të parë. Klubi falënderon trajnerin për atë që ka bërë deri më tani dhe i uron atij më të mirën për të ardhmen", thuhet në njoftim.

Ajo që rëndoi në zgjedhjen e drejtorit Adriano Galliani, që ka mbrojtur gjithmonë trajnerin, ishte rekordi negativ në këtë pjesë të parë të sezonit; vetëm 10 pikë të fituara në 17 ndeshjet e luajtura deri tani dhe vetëm një sukses.

Shumë pak për një klub që vitin e kaluar e përfundoi kampionatin në vendin e dymbëdhjetë me 45 pikë. Salvatore Bocchetti ka pranuar të drejtojë Monzën dhe po negocion zgjidhjen e kontratës me Veronën.

Lini një Përgjigje