TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Dhjetor 2025, 16:09

Renditja e FIFA-s/ Shqipëria në vendnumëro, Kosova në pozicionin më të mirë që nga momenti i anëtarësimit

Shkruar nga Pamfleti

Renditja e FIFA-s/ Shqipëria në vendnumëro, Kosova në

Kombëtarja shqiptare e futbollit e mbyll vitin 2025 në vendin e 63 në klasifikimin e FIFA.

Qeveria e futbollit botëror publikoi renditjen e fundit për këtë vit me kuqezinjtë që nuk kanë pësuar asnjë ndryshim në krahasim me klasifikimin e muajit të mëparshëm.

Renditja e FIFA-s/ Shqipëria në vendnumëro, Kosova në

Po kështu, as përfaqësuesja e Kosovës nuk ka pësuar ndryshime në klasifikimin e FIFA. “Dardanët” e mbyllën këtë vit në vendin e 80 që është pozicionimi më i mirë i tyre që nga momenti kur u anëtarësua në organizmin më të lartë të futbollit botëror.

Po kështu, nuk ka ndryshime as në dhjetëshen më të mirë të renditjes së FIFA me Spanjën që e mbyll vitin 2025 si skuadra më e mirë në botë, teksa është në krye duke lënë pas skuadrën kampione të botës në fuqi, Argjentinën, ndërkohë që në vendin e tretë pozicionohet skuadra përfaqësuese e Francës. Klasifikimi vijon me Anglinë, Brazilin, Portugalinë, Holandën, ndërkohë që dhjetëshja më e mirë e renditjes së FIFA plotësohet nga Belgjika, Gjermania dhe Kroacia.

Renditja e FIFA-s/ Shqipëria në vendnumëro, Kosova në

fifa shqipëria kosova

Lini një Përgjigje