TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Dhjetor 2025, 15:23

“Ishte dhuratë perfekte”, Broja flet pasi i dha fund “agjërimit” pas gati 2 vitesh: Uroj të shënoj akoma më shumë

Shkruar nga Pamfleti

“Ishte dhuratë perfekte”, Broja flet pasi i dha fund

Armando Broja arriti të shënojë golin e parë pas afro 2 vitesh. Një gol i cili padiskutim i jep fund “agjërimit” të shqiptarit.

Një gol që i dha 1 pikë Bërnlit në duelin ndaj Bërnmuthit, me duelin që përfundoi 1-1.  Lideri i Kombëtares ka folur pas këtij goli, ndërsa ka falendaruar Markus për asistin perfekt.

E pashë Markus që të merrte topin dhe e pashë që e dërgoi topin në këmbën e majtë. E di që ai ka një ‘sy shumë të mprehtë’ për të dhënë asist dhe ishte një dhuratë perfekte. Nuk kisha shumë punë për të bërë aty, duhej vetëm që të hapja pak hapësirë për veten time.

Ishte një asistim perfekt dhe isha shumë i lumtur kur e pashë topin që të hynte në rrjetë. Kjo do të thotë shumë për mua, tani duhet të vazhdoj dhe uroj që të shënoj akoma më shumë gola të tjerë”, ka theksuar Broja.

armando broja sulmuesi shqiptar bërnli

Lini një Përgjigje