TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Dhjetor 2025, 15:45

Sulmuesi që luan në Ukrainë nuk i ndahet shpirti nga Shqipëria, Naser Aliji bëhet “shkes“ dhe vesh Itodo Mandelën kuqezi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi që luan në Ukrainë nuk i ndahet shpirti nga

Itodo Mandela te Dinamo përjetoi një nga momentet e tij më të mira në karrierë. Sulmuesi i cili pavarësisht se tashmë luan në Ukrainë, duket se nuk i ndahet shpirti nga Shqipëria.

Në një video të postuar në rrjetet sociale shihet teksa mban veshur fanelën e Kombëtares shqiptare. Një fanelë me numrin 13-të, ku me siguri ia ka “dhuruar” mbrojtësi kuqezi, Naser Aliji.

Kjo pasi Itodo i bën edhe “tag” në story. Siç duket lideri i Dinamos ka bërë rolin e “shkesit” dhe ish-i i “Bluve” nuk ka nguruar të vishet kuqezi.   

itodo mandela naser aliji dinamo

Lini një Përgjigje