TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Prill 2026, 20:42

Reali përgatitet për revolucion në verë, kush janë 7 të “paprekshmit”; pjesa tjetër e gjitha në ‘sitë’

Shkruar nga Pamfleti

Reali përgatitet për revolucion në verë, kush janë 7

Reali i Madridit po përgatitet për një verë me ndryshime të mëdha në përbërjen e skuadrës, pavarësisht se matematikisht mbetet ende në garë për titullin kampion. Shanset reale për triumfin në kampionat vlerësohen si shumë të ulëta, ndërsa eliminimi nga UEFA Champions League ka shtuar presionin për ristrukturim.

Sipas raportimit të “OK Diario”, drejtuesit e klubit kanë vendosur të rishikojnë pothuajse të gjithë grupin e lojtarëve. Vetëm shtatë futbollistë konsiderohen të paprekshëm dhe jashtë çdo diskutimi për transferim gjatë merkatos së verës.

Në këtë listë bëjnë pjesë portieri Tibo Kurtua, mbrojtësi Eder Militao, mesfushorët Aurelien Çuameni, Fede Valverde dhe Xhud Belingam, si edhe sulmuesit Vinicius Zhunior dhe Kilian Mbape.

Ndërkohë, pjesa tjetër e skuadrës është në vlerësim dhe mund të përfshihet në lëvizje të mundshme në treg. Vëmendje tërheq fakti se edhe lojtarë me peshë ose afrime të fundit nuk konsiderohen të paprekshëm. Mes tyre përmenden Arda Gyler, si dhe emra të ardhur gjatë verës së kaluar si Dan Huijsen, Trent Aleksandër-Arnold dhe Alvaro Karreras.

Megjithatë, për këta lojtarë nuk raportohet domosdoshmërisht largim i sigurt, por mungesa e statusit “i paprekshëm” i lë të hapur mundësinë për vendime të ndryshme nga klubi.

reali i madridit skuadra spanjolle

Lini një Përgjigje