TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Korrik 2025, 20:34

Reali i vendos ultimatum Vinicius Zhunior: Do të largohesh nga ekipi nëse nuk pranon ulje rroge!

Shkruar nga Pamfleti

Reali i vendos ultimatum Vinicius Zhunior: Do të largohesh nga ekipi

Sulmuesi anësori i Realit të Madridit, Vinicius Zhunior, vazhdon të jetë në qendër të spekulimeve për transferime, me raportet që sugjerojnë se klubi tani po shqyrton shitjen e yllit brazilian.

Reali do të ishte i gatshëm të ndahej nga Viniciusi me një kusht, nëse ai refuzon të ulë kërkesat e tij të larta për pagë. Raportet e mëparshme tregonin se negociatat midis Vinicius dhe klubit kanë qenë të vështira për shkak të pritjeve financiare të lojtarit.

Kontrata aktuale e 25-vjeçarit me “Los Blancos” është e vlefshme deri në mesin e vitit 2027 dhe deri më tani palët nuk janë as afër një marrëveshjeje. Sezonin e kaluar, Vinicius luajti 58 ndeshje, duke shënuar 22 gola dhe duke dhënë 19 asistime.

vinicius zhunior sulmuesi brazilian real madrid

Lini një Përgjigje