TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Korrik 2025, 18:25

“Vë bast që Daku nuk do kishte shënuar kaq shumë gola”, agjenti i ashpër me sulmuesin: Do niste sherr në dhomën e zhveshjes dhe stërvitje

Shkruar nga Pamfleti

“Vë bast që Daku nuk do kishte shënuar kaq shumë

Agjenti i futbollistëve, Dmitri Seliu, ka folur për rastin e Mirlind Dakut. Për sulmuesin e Kombëtares mungonte vetëm firma te Zeniti, që nuk erdhi duke sjellë qendrimin te Rubin Kazan.

Është mirë për Zenitin që nuk e blenë Dakun. Dhashë një intervistë të bujshme në kohën që donin ta blinin atë. Ndoshta lexuan intervistën time që nuk e morën?

Daku do ta kishte vrarë Zenitin në dhomat e zhveshjes dhe kudo. Nuk është as një lojtar i stilit të Zenitit. Po, mund të kesh një nga ata në skuadër. Por Zeniti e ka tashmë Sobolev, pse u nevojitet Daku?

Nëse Sobolevi thjesht rri në stol pa shkaktuar probleme, Daku do të niste sherr në dhomën e zhveshjes dhe në stërvitje. E shohim çfarë karakteri ka. Zeniti bëri shumë mirë që nuk e mori atë.

Lojtarë të tillë janë shumë të përshtatshëm për ekipe si Rubini. E gjithë skuadra luan për të, dhe ai jep rezultat. Jam i gatshëm të vë bast që Daku nuk do të shënonte kurrë kaq shumë gola në ekipe si Zeniti apo Spartaku”, u shpreh agjenti Dmitri Seliu.

dmitri seliu mirlind daku sulmuesi i kombëtares

Lini një Përgjigje