
Partizani u trondit mbrëmjen e djeshme nga skuadra e Nome Kalju në turin e parë të Ligës së Konferencës. Të kuqtë u eliminuan nga estonezët me një gol të shënuar në kohën shtesë.
Dhe festa ishte e gjitha e Kaljus në fundin e takimit. “Air Albania” u bë si shtëpia e tyre.
Festës së çmendur në dhomat e zhveshjes iu bashkua edhe presidenti i Kaljus. Kuno Tehva postoi një video në rrjetin social “Instagram” duke shkruar: “Ne jemi kthyer”.
Kalju do të përballet ne turin e dytë të Ligës së Konferencës me skuadrën iralndeze të St. Patrik. Kjo arritje për klubin estonez në Europë nuk vinte prej vitesh.
Lini një Përgjigje