
Një hat-trick në pjesën e parë nga Vinícius Júnior e çoi Realin drejt fitores ndaj Barcelonës dhe Superkupës së 13-të Spanjës.
Real Madrid fitoi Supërkupën e Spanjës për herë të 13-të në histori. “El Clasico” spanjolle, mes Real Madrid e Barcelona ka prodhuar një “festival” golash, mbrëmjen e kësaj të diele, teksa në “KSU Stadium”, finalja e Superkupës shkoi për “Galaktikët”, të cilët mposhtën “Katalanasit”, me rezultatin madhështor, 4 me 1, duke të mahnitur të pranishmit në “mitikun” e Rijadit.
Vinicius Junior tregoi klasin e tij që në 10 minutat e para të ndeshjes. Ekipi i Xavit i rifut në lojë në minutë ne 33-të. Lewandowski, me një gjuajtje fluturimthi, ia doli të mposhtë portierin Lunin. I jashtëzakonshëm Vinicius, i cili kompletoi tripletën brenda pjesës së parë. Në pjesën e dytë, në të 64-tën, Rodrygo i dha goditjen e fundit katalanasve. Barça mbylli ndeshjen me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Araujo (71′).
Në fund të 90-minutave, Barcelona thjesht donte të kthehej në shtëpi. Real Madridi me kënaqësi do të kishte qëndruar atje për pak më gjatë: fillimisht duke luajtur, gjë që e bëri kaq mirë dhe më pas duke festuar suksesin e tyre.
Një hat-trick në pjesën e parë nga Vinícius Júnior e çoi Realin drejt fitores ndaj Barcelonës dhe Superkupës së 13-të Spanjës.
Vetëm tre lojtarë kanë shënuar një hat-trick në El Clasico këtë shekull; Luis Suarez, Lionel Messi dhe Karim Benzema, as Cristiano Ronaldo nuk e ka bërë një gjë të tillë, por kjo nuk e ndaloi Vinícius-in të bënte haraç.
Në Parkun Al Awwal, ai festoi golat e tij ashtu siç bëri sulmuesi portugez, një shenjë për historinë në natën kur ai shkroi historinë. Për Jude Bellingham kjo ishte gjithashtu domethënëse, trofeu i tij i parë në Madrid. Por një gjë është e sigurt, nuk do të jetë as i fundit për të këtë sezon.
Kështu, Real Madrid festoi në fund Superkupën e 13-të, pas atyre të viteve 1988, 1989, 1990, 1993, 1997, 2001, 2003, 2008, 2012, 2017, 2020 dhe 2022. Barcelona vazhdon me rekordin negativ, dështon të mbrojë trofeun, diçka që nuk ndodh që nga 2010/2011 kur trajneri Pep Guardiola ishte në krye të ekipit.
Me këtë fitore, “Mbretërit” e Madridit sigurojnë trofeun e parë të këtij sezoni, duke vijuar tashmë “luftën” për trofe, në tre fronte të ndryshe, kampionat, ku garon me skuadrën e Girona, Copa del Rey, ku do të përballet me skuadrën e Atletico Madrid, në fazën e 1/8-ve dhe UEFA Champions League, ku në raundin e 1/8-ve kanë “peshkuar” gjermanët e RB Leipzig.
Camisa 7 do Real Madrid contra o Barcelona. Eu já vi isso antes.
— Dennys Aquino (@Aquino22__) January 14, 2024
Cinema ! ????
SIIIIIIIIIIIIIII ???? pic.twitter.com/HjqoslIP09
⚽ ¡¡???????????????????????????????? del @realmadrid!!
— RFEF (@rfef) January 14, 2024
???? ¡¡CÓMO ESTÁ VINICIUS!! ¡¡DOBLETE DEL BRASILEÑO!!
???? @realmadrid - @FCBarcelona | 2-0 | 11'
???? @MovistarPlus#superSupercopa pic.twitter.com/v8vOQGKwyy
????????| GOAL: Lewandowski pulls one back
— CentreGoals. (@centregoals) January 14, 2024
Real Madrid 2-1 Barcelona
pic.twitter.com/S18Z8HWJRv
VINICIUS JR IS THE HISTORY MAKER!
— TC (@totalcristiano) January 14, 2024
38 MINUTE EL CLASICO HAT-TRICK! ???? pic.twitter.com/6XS4tDIgej
ISSO É BRASIL OU REAL MADRID?
— REAL MIL GRAU (@realmilgrauu) January 14, 2024
GOLEADA, SEGUE TUDO NORMAL NO EL CLÁSICO!
pic.twitter.com/lzTGZMD5Bk
Lini një Përgjigje