TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Janar 2024, 20:57

Mbyllet pjesa e parë e super “El Clasicos”/ Reali në avantazh të dyfishtë, Vinicius Junior i pandalshëm!

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllet pjesa e parë e super “El Clasicos”/ Reali në

Është mbyllur me rezultatin 3-1 pjesa e parë e superkupës së Spanjës mes Realit dhe Barcelonës.

45-minutëshi i parë nisi me shumë vrull mes “Galaktikëve” të Real Madrid e “Katalanasve” të Barcelona, me djemtë e teknikut, Carlon Ancelotti, që kanë gjetur, jo një por dy herë rrugën e rrjetës.

Pas një pasimi fantastik, të “supeyllit” anglez, Jude Bellingham, “fantazisti” brazilian, Vinicius Junior shënon golin e parë, që në minutën e 7′-të të sfidës, pas një shmangje të bukur të portierit, Inaki Pena dhe vetëm 3 minuta më vonë, sërish Vinicius Junior, i cili këtë herë përfiton nga një pasim i Rodrygo çon sërish topin në rrjetë, duke e çuar rezultatin, në 2 me 0.

Më pas Barcelon arriti të ngushtojë rezultatin me anë të Robert Lewandowski, i cili shënoi një gol në minutën e 33-të, dërguar shifrat në 2-1.

Por ngushtimi i shifrave nuk ka zgjatur shumë, pasi në minutën e 38-të Reali fitoi një penallti, e cila u kthye në gol nga Vinicus që çoi shifrat në 3-1.

Në pjesën e dytë mbetet mbetet për tu parë nëse Xavi do të ndryshojë ndonjë nga skemat e tij, për ti bërë ballë kundërsulmeve vrastare të Realit.

real barcelona

Lini një Përgjigje