TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Janar 2024, 20:16

Katër gola dhe nga një pikë, Man. United dhe Tottenham ndahen në paqe!

Shkruar nga Pamfleti

Katër gola dhe nga një pikë, Man. United dhe Tottenham ndahen

Manchester United dhe Tottenham barazuan me rezultatin 2-2 në ndeshjen e vlefshme për raundin e 21-të në Premier League. Në një ndeshje të mbushur me emocione, dueli i tejkaloi pritshmëritë për atë që u prodhua në 90 minuta.

Fillimisht ishin "Djajtë" e United që kaluan në epërsi me Hojlund pas vetëm tre minutave lojë. Richarlison barazoi në të 19', para se Rashford në të 40 minutë t'i dërgonte skuadrat me rezultatin 2-1 në zhveshtore.

Menjëherë fillimi i fraksionit të dytë solli golin e barazimit për Spurs, me Bentancur që shënoi për 2-2. Edhe pse dy trajnerët kryen nga tre zëvendësime, rezultati në fund nuk ndryshoi. Për Spurs debutoi afrimi i janarit, Dragusin.

Pas javës së 21-të, Tottenham me 40 pikë mban vendin e pestë, tetë më shumë se United që pozicionohet i shtati. Në ndeshjen tjetër të së dielës, Everton dhe Aston Villa barazuan 0-0.

Lini një Përgjigje