
Kryesuesja e La Ligas, Girona ka ngecur në një barazi pa gola përballë Almerias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të, të kampionatit spanjoll.
Me këtë barazim, Girona i ka asistuar, vendin e parë Real Madridit, i cili ka një ndeshje më pak dhe ndodhet vetëm 1 pikë pas vendit të parë.
Ndeshja ishte e balancuar, me të dyja skuadrat që tentuan gjatë 90-minutështi për të shënuar por pa rezultat. Në minutën e 80 Girona mbeti me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me të kuqe të Garcias. Megjithatë, barazimi 0-0 nuk i shërbeu asnjërës nga skuadrat, me Almerian që ndodhet e fundit me 6-pikë, dhe Gironan që mund të humbasë tashmë kreun e tabelës, nëse Reali triumfon në ndedhjen e radhës.
Ndërsa në ndeshjen tjetër të La Ligas, Valencia fitoi me rezultatin 1-4 përballë Cadiz, duke siguruar kështu tre pikë tepër të vlefshme.
Valencia arriti të marrë avantazhin që në minutën e 8-të, me anë të Duro. Por avantazhi nuk do të zgjaste shumë, pasi në të ’21-të Cadiz do të fitonte një 11 metërsh që më pas u kthye në gol nga Alcaraz. Me shifrat e vulosura 1-1 u mbyll 45-minutëshi i parë.
Ndërkohë pjesa e dytë foli vetëm për Valencian, e cila arriti të shënonte plot tre herë gjatë 45-minutëshit të dytë, dy prej të cilëve në shtesën e fundit. Në të ’52-të Lopez çoji shifrat në 1-2. Më pas Guerra shënoi të tretin në minutën (‘90+4). 4 minuta më vonë në të ’98-ën Vazquez shënoi të katërtin duke vulosur shifrat 1-4.
Me këtë rezultat Valencia ndodhet në vendin e 8-të me 29 pikë, ndërsa Cadiz në vendin e 18 me 15 pikë.
Lini një Përgjigje