
Lionel Mesi shkoi në Arabinë Saudite, megjithëse nuk mori miratimin e klubit, për të kryer detyrën e tij si ambasador i vendit. PSG vendosi të pezullojë kampionin e Botës, i cili planifikoi largimin e tij duke e ditur se do të kishte ditë pushimi nga skuadra, para se të ndryshonte orari në njëqind metrat e fundit dhe që atëherë shpërtheu një skandal i vërtetë.
Tifozët e Parisit kanë ofenduar “Pleshtin”, duke kërkuar largimin e tij nga klubi pas njoftimit se ai është pezulluar, duke bërë që shanset që ai të vazhdojë në “Parc des Princes” të bëhen pothuajse inekzistente. Megjithatë, kampioni i botës mbrohet dhe zëri i fundit që e mbështet atë vjen nga vetë Ligën 1.
Trajneri i Nantës, Antoin Kombuare, i cili mori drejtimin e skuadrës në shkurt të vitit 2021, u zemërua kur komentoi temën e Leo Mesit dhe sanksionet e marra nga PSG. Tekniku është indinjuar nga qendrimi i tifozëve francezë, duke kritikuar ashpër mënyrën e trajtimit të kampionit të botës.
“Nuk më intereson çfarë ndodh në fushë, problemet te PSG-ja. Jam i dashuruar me lojtarin. Ne nuk e prekim Mesin, pavarësisht se çfarë bën ai. Sot e zhgënjejmë këtë djalë, është turp. Nëse ai largohet, jam shumë i lumtur, nuk e meritojmë.
Nëse do të kisha Mesin në skuadër, do t'i thosha: "Qendro përpara, mos vrapo, kurrë mos mbro". Nga ana tjetër, ne ju japim një top dhe dua t'ju shoh duke luajtur, të argëtoheni, të shkëlqeni'. Por ky është mendimi im si tifoz futbolli”,- tha Antoin Kombuare sipas “L'Equipe”.
Antoin Kombuare ishte trajner te PSG-ja nga korriku i vitit 2009 deri në dhjetor të vitit 2011. Me parizienët ai arriti të fitonte Kupën e Francës.
Lini një Përgjigje