
I gjithë qyteti i Napolit në festë, teksa skuadra e futbollit arriti të fitonte titullin kampion në Serinë A, pas 33-vitesh. Ky ishte triumfi i tretë në histori për ekipin e Luçiano Spaletit.
Festa e popullit napolitan ishte e jashtëzakonshme, teksa qyteti jugor u ndriçua nga flakadanët dhe fishekzjarrët, ndërsa sheshet ishin të stërmbushura deri në orët e para të mëngjesit. Entuziazmi ishte kudo dhe në këtë pikë as një vend i shenjtë si kisha, nuk mundi t’i shmangej.
Një video e publikuar së fundmi tregon se si një prift ndali meshën dhe së bashku me të pranishmit nisën të duartrokasin për skuadrën e zemrës.
Në veçanti, prifti mori mikrofonin në mes të shërbesës dhe filloi të këndonte këngën e njohur të tifozëve të Napolit, "Sarò con te" (Unë do të jem me ty). Menjëherë pasuan dhjetëra besimtarë që kishin ardhur në tempull, duke krijuar atmosferë feste… Një ngjarje mjaft e veçantë.
Festa #scudetto a #Napoli, in chiesa parte il coro "Sarò con te" | https://t.co/7vgvRCBZPP pic.twitter.com/vveGc3LpZn
— occhionotizie.it (@occhio_notizie) May 4, 2023
Ndërkohë një tjetër fakti interesant është se Don Valentino De Angelis, 43-vjeç, meshtar i kishës së lashtë të San Maria dei Mirakoli, vendosi flamurin e Italisë që simbolizon 3 titujt e Napolit, në derën e kishës së tij.

Lini një Përgjigje