TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Korrik 2025, 20:07

Publikohen formacionet zyrtare, një nga afrimet e verës për sulmin e nis titullar me Egnatian kundër Breidablik

Shkruar nga Pamfleti

Publikohen formacionet zyrtare, një nga afrimet e verës për

Egnatia ka një takim me historinë sot, teksa luan për herë të parë në Rrogozhinë një ndeshje të Ligës së Kampioneve, ne edicionin e dytë radhazi si pjesëmarrëse në këtë turne.

Tashmë rrogozhinasit luajnë në shtëpinë e tyre dhe do të kërkojnë me çdo kusht një rezultat pozitiv përballë islandezëve të Breidablik, me synimin e qartë të kalimit të turit që mbetet objektivi madhor.

Trajneri Tetova u ka besuar emrave të zakonshëm me të cilët ekipi është përfaqësuar në edicionin e fundit, me vetëm një prej blerjeve të merkatos së verës që e nis nga minuta e parë mes titullarëve, Kastriot Selmanin.

Takimi starton në orën 21:00.

Publikohen formacionet zyrtare, një nga afrimet e verës për

egnatia breidablik champions league

Lini një Përgjigje