TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Korrik 2025, 18:38

Angel Di Maria nuk i mban lotët gjatë prezantimit; mendoi të kthehej më parë tek ish-ekipi i tij, por e kërcënonin me jetë

Shkruar nga Pamfleti

Angel Di Maria nuk i mban lotët gjatë prezantimit; mendoi të

Angel Di Maria u prezantua te Rozario Central dje dhe nuk mund t’i mbante lotët. Kanë kaluar 18 vite, kur Di Maria u largua nga klubi ku nisi gjithçka.

Çfarë dihet është se dëshira e sulmuesit ka qenë për t’u kthyer më parë. Asgjë nuk është konkretizuar, për shkak të kërcënimeve me jetë nga bandat e Argjentinës.

Rozario njihet si një vend i rrezikshëm me krime dhe përplasje mes grupeve të ndryshme. Tashmë ëndrra e Di Marias u bë realitet. Dhe pse nuk foli për tërheqjen nga futbolli, me shumë gjasa Rozario do të jetë aventura e fundit për të.

angel di maria sulmuesi argjentinas rozario central

Lini një Përgjigje