TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Korrik 2025, 19:23

Mesfushori i kombëtares prezantohet te kampionët e Kroacisë, kontratë afatgjatë dhe numër i pazakontë në fanelë

Shkruar nga Pamfleti

Mesfushori i kombëtares prezantohet te kampionët e Kroacisë,

Merr fund telenovela e Adrion Pajazitit. Mesfushori ofensiv i Kombëtares shqiptare të futbollit, tashmë është edhe zyrtarisht pjesë e Hajduk Split, skuadrës që u shpall kampione e Kroacisë në edicionin e fundit.

Djaloshi shkëlqeu me fanelën e Goricas në kampionatin kroat në edicionin e fundit, ku ishte huazuar nga Fullhemi dhe kjo bindi Hajdukun që t’i besonte atij për të ardhmen. Kroatët kanë arritur akordin me Fullhemin që zotëronte kartonin e tij për transferimin përfundimtar të lojtarit, i cili ka firmosur një marrëveshje katërvjeçare me Hajdukun, ku do të mbajë një numër të pazakontë për një lojtar ofensiv, atë 4.

Mesfushori i kombëtares prezantohet te kampionët e Kroacisë,

HNK Hajduk dhe Fullham FC kanë gjetur marrëveshjen për transferimin e 22-vjeçarit Adrion Pajaziti, i cili ka nënshkruar kontratë me të bardhët deri në verën e vitit 2029. Mesfushori i ri i bashkohet sot stërvitjeve të skuadrës dhe do të mbajë numrin 4 në fanelën e tij te Hajduk.

Ai do të prezantohet zyrtarisht në një konferencë për mediat të mërkurën. Mirë se erdhe te Hajduku Adrion! Ne të urojmë shumë fat, suksese dhe performanca të mira me fanelën e bardhë”, shkruhej në njoftimin e klubit për mesfushorin e Kombëtares shqiptare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by HNK Hajduk Split (@hnkhajduk)

adrion pajaziti mesfushori i kombëtares hajduku i splitit

Lini një Përgjigje