TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Mars 2024, 23:03

Prodhimet e Leverkusenit “përulin” Francën në Lion, Gjermania realizon golin më të shpejtë në historinë e saj

Shkruar nga Pamfleti

Prodhimet e Leverkusenit “përulin” Francën në Lion,

Erdhi një fitore në momentin më të mirë të mundshëm. “Pancerat” e Julian Nagelsman hodhën pas krahëve humbjet ndaj Austrisë e Turqisë, teksa mbrëmjen e kësaj të shtune “përulën” në “fortesën” e Lionit, “Parc Olympique Lyonnais”, nënkampionët e botës, Francën, me rezultatin e pastër, 0-2, duke lumturuar jo pak tifozët e “Die Manschaft”.

Ndryshe nga çka jemi mësuar protagonist kryesorë nuk ishin prodhime të “Bavarezëve” të Bajernit të Mynihut, por të liderëve aktualë të Bundesligës, Bajer Leverkusen, me “fantazistin” Florian Uirtz, i cili shënoi një “perlë”, vetëm pas 7 sekondash pas fillimit të lojës dhe ish-“yllit” të “Aspirinave”, Kai Haverc, që në minutën e 49, të pjesës së dytë dërgoi topin në rrjetën e Samba, për të “vulosur” fitoren e pastër.

Sipas statistikave zyrtare të Federatës Gjermane të Futbollit, ky është goli më i shpejtë i realizuar në historinë e kombëtares gjermane!

Falë kësaj fitoreje të madhe, tashmë duket se “Pancerat” janë gati për miqësoren e radhës, teksa mbrëmjen e 26 marsit do të presin në “Deutsche Bank Park”, të Frankfurtit, “Tulipanët” e Holandës, në një klasike të vërtetë evropiane, ndërsa “Gjelat” e Francës do të përballen me Kilin, “Stade Velodrome”, të Marsejës, po më 26 mars.

franca gjermania ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje