TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Mars 2024, 21:38

Zhbllokohet sulmuesi shqiptar, 21-vjeçari e bën “sefte” me skuadrën e Serisë C në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Zhbllokohet sulmuesi shqiptar, 21-vjeçari e bën “sefte”

Zhbllokohet më në fund Eljon Toçi! Sulmuesi shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës me fanelën e Pro Sestos në Serinë C. 21-vjeçari shënoi golin e barazimit ndaj Albinolefes në transfertë në duelin që përfundoi me shifrat 1-1.

Toçit iu deshën plot 10 ndeshje për t’u zhbllokuar teksa tashmë shpreson që të vijojë ecurinë pozitive të gjetjes së golit. Sulmuesi shqiptar u bashkua me Pro Seston në merkaton e janarit nga skuadra e Sestri Levantes, që militonte po në Serinë C.

Vlen të theksohet fakti se 21-vjeçari është i huazuar nga skuadra e Fiorentinës, klubi që disponon edhe kartonin e sulmuesit, i cili ishte një ndër më të spikaturit te moshat e Fiorentinës, ku mbante dhe shiritin e kapitenit. 

eljon toçi sulmuesi shqiptar pro sesto

Lini një Përgjigje