TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Mars 2024, 18:45

Zbuloi atësinë e dy fëmijëve, ish-ylli i Çelsit dhe Realit të Madridit kërkon divorcin nga bashkëshortja

Shkruar nga Pamfleti

Zbuloi atësinë e dy fëmijëve, ish-ylli i Çelsit dhe

Ish-mesfushori i Çelsit, Zheremi raportohet se po divorcohet nga gruaja e tij, pasi zbuloi se dy fëmijët që ai rriti janë të ish-partnerit të gruas, sipas dokumenteve të gjykatës.

Ish-lojtari i Kamerunit luajti për Çelsin mes viteve 2003 dhe 2007, duke fituar dy herë titullin e Premier Ligës me “Blutë e Londrës” në periudhën e parë të Zhoze Murinjos si trajner.

Ai mbërriti te Çelsi nga Reali i Madridit në korrik të vitit 2003.

Përsa i takon futbollit ndërkombëtar, Zheremi është i dyti në listën e paraqitjeve të të gjitha kohërave për Kamerunin me 118 paraqitje dhe 13 gola, që e lidh atë me Samuel Eto’o dhe pas mbajtësit të rekordit Rigobert Song.

Jashtë fushës, Zheremi tani po divorcohet nga gruaja e tij, pasi testet e ADN-së vërtetuan se dy fëmijët nuk ishin të tijtë, por të ish-partenrit të gruas së tij, sipas “The Sun”.

Dokumentet e gjykatës në Kamerunin e tij të lindjes tregojnë se Zheremi pretendon se gruaja e tij Laura “shkatërroi harmoninë” e martesës së çiftit “përmes sjelljes së saj të neveritshme”.

Binjakët e çiftit lindën pasi gruaja e tij pati një marrëdhënie me ish-in e saj, tha Zheremi, megjithëse Laura pretendon se foshnjat e lindura në qershor të vitit 2008, katër vjet para martesës së tyre, ishin të ish-mesfushorit.

Por në shkresat e gjykatës thuhej: “Nga ky bashkim nuk ka lindur asnjë fëmijë. Zbulimi se fëmijët ishin nga partneri i saj i mëparshëm shkatërroi harmoninë e çiftit.

“Kjo i shkaktoi atij një tronditje të madhe emocionale”.

Zheremi e filloi karrierën e tij me Rejsing Bafusam në vitin 1995 në Kamerun, përpara se të transferohej te Serro Porteno në Paraguaji.

Nga atje, Zheremi kaloi dy sezone nga viti 1997 në Turqi me Genclerbirligi, përpara se të siguronte një lëvizje te Reali i Madridit në vitin 1999.

Ai fitoi La Ligan dhe dy tituj të Champions League me Realin, duke bërë 76 paraqitje dhe duke shënuar dy herë për “Los Blancos”, përpara se të kalonte te Çelsi.

zheremi ish-mesfushori i çelsit dhe realit të madridit

Lini një Përgjigje