
Brazili mposhti Anglinë me rezultatin 0-1 në supersfidën e zhvilluar në “Wembley”. Një duel emocionues që u vendos nga goli i sulmuesit 17-vjeçar, Endrik, i cili është pjesë e Palmerias, teksa kartoni i tij është blerë nga Reali i Madridit për 37.5 milionë euro.
Endrik u aktivizua në minutën e 71 në vendin e Rodrigo, teksa në minutën e 80, arriti të shënonte golin e fitores.
Pavarësisht perpjekjeve të shumta, Anglia nuk arriti të gjente golin, duke bërë që sfida të mbyllej me triumfin e kombëtares “Sseleçao”.
Debutim me fitore në pankinën e 5 herë kampionëve të Botës për trajnerin Dorival Zhunior, i cili e nisi mbarë aventurën në pankinën e një prej Kombëtareve më të forta në planet.
Lini një Përgjigje