TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Gusht 2025, 18:07

Premier League dhuron spektakël/ Skuadra e Brojës e nis me disfatë, shkëlqen ekipi i Xhakës

Shkruar nga Pamfleti

Premier League dhuron spektakël/ Skuadra e Brojës e nis me

Java e parë e Premier League vazhdon të dhurojë spektakël, me katër ndeshje të tjera të zhvilluara këtë të shtunë pasdite.

Në orën 13:30, Aston Villa dhe Neëcastle u ndeshën në një duel të fortë për zonën Champions. Pas një takimi të ngushtë dhe të luftuar, sfida përfundoi pa gola, ndërkohë që Villa e Emery përfundoi ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Konsa në minutën e 66’.

Në një tjetër takim, Thomas Frank bëri debutimin më të mirë te Tottenham, duke e mundur Burnley 3-0 në shtëpi. Richarlison, sulmuesi brazilian, shkëlqeu me dy gola, njëri prej të cilëve me roveshatë, dhe u bë një nga figurat kryesore të sfidës. Armando Broja nuk u grumbullua për këtë takim, pasi trajneri vendosi ta linte jashtë për shkak të mungesës së minutave.

Një tjetër fitore erdhi për Granit Xhakën, i cili, pas kalimit të tij te Sunderland dhe gradimit si kapiten, udhëhoqi ekipin e tij në një fitore bindëse 3-0 ndaj Ëest Ham. Xhaka luajti për 90 minuta dhe kontribuoi në një triumf të merituar.

Në sfidën e fundit të ditës, Fulham shpëtoi një barazim në sekondat e fundit të ndeshjes përballë Brighton, duke siguruar një pikë të vlefshme në një transfertë të vështirë.

Lini një Përgjigje