TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Maj 2025, 17:13

“Po luajmë jetën tonë këtu”, publikohet dialogu i Barelas me gjyqtarin në fund të supersfidës Inter-Lacio

Shkruar nga Pamfleti

“Po luajmë jetën tonë këtu”, publikohet dialogu

Ndeshja mes Interit dhe Lacios është mbyllur me barazimin 2-2 dhe me shumë polemika për penalltinë që vulosi rezultatin mes skuadrave. Lojtarët e Interit protestuan për 11-metërshin që u akordua, pasi kryesori Kifi u thirr nga salla e VAR-it për të parë prekjen me dorë të Bisek.

Pasi ai ndryshoi vendimin duke bërë shenjë nga pika e bardhë, zikaltrit protestuan gjatë dhe mes tyre ishte Nikolo Barela, i cili kërkonte shpjegime. Gjatë emisionit “Open VAR”, që transmetohet nga “DAZN” e ku shqyrtohen të gjithë këto raste dhe dialogjet e VAR-it, regjistrimi i mikrofonit të gjyqtarit ka kapur edhe dialogun e mesfushorit me kryesorin.

Ne po luajmë për jetën tonë këtu”, ishin fjalët e Barelas, teksa i kërkonte shpjegime kryesorit për vendimin e tij. “Edhe ne!”, ishte përgjigja e menjëhershme e Kifit, teksa i shpjegonte se hapja e krahut të Bisek kishte sjellë ndryshimin e vendimit të tij.

nikolo barela inter-lacio gjyqtari kifi

Lini një Përgjigje