TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Maj 2025, 15:42

U raportua se Klop do të merrte drejtimin e Romës, agjenti i trajnerit gjerman u vë vulën zërave

Shkruar nga Pamfleti

U raportua se Klop do të merrte drejtimin e Romës, agjenti i trajnerit

Jyrgen Klop te Roma ishte lajmi i bujshëm i përhapur sot për verdhekuqtë. Kryeqytetasit do të mbeten pa trajner pas largimit të Ranierit në fund të sezonit, për këtë edhe përfliten emrat e parë si pasuesit e mundshëm.

Agjenti i Klop, Mark Kosicke, vendosi të reagojë menjëherë. “Ky lajm nuk është i vërtetë”, kjo është përgjigjia e shkurtër e Kosicke që mjafton për t’i dhënë fund zërave nga “La Stampa”.

Agjenti i trajnerit gjerman foli për portalin arab “winwin.com”, pasi Klop po ashtu është lidhur me transferime të mundshme në Arabi. Në drejtimin e Ranierit, Roma u ringjall në futbollin italian.

Aktualisht është në garë me Lacion dhe Juven për vendin e katërt dhe të fundit, që të dërgon në Champions. Gjithçka do të vendoset në fundjavë, ndërsa Roma numëron 1 pikë më pak se “Zonja”.

 

jyrgen klop tekniku gjerman roma

Lini një Përgjigje