TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Maj 2025, 13:52

Sfida me Shqipërinë/ Serbia publikon listën me futbollistët e përzgjedhur, vjen me mungesa në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Sfida me Shqipërinë/ Serbia publikon listën me futbollistët
Sfida Shqipëri-Serbi në Tiranë do të luhet më 7 Qershor

Më 7 qershor në “Arenën Kombëtare”, në Tiranë, Shqipëria do të përballet me Serbinë, në ndeshjen e tretë të grupit K kualifikues për Botërorin e vitit 2026, që luhet në SHBA dhe Meksikë.

Pas humbjes ndaj Anglisë dhe fitores me Andorrën, djemtë kuqezinj do të luajnë për fitore përballë Serbisë, një sfidë tepër e ngarkuar emocionalisht për shkak të historisë dhe asaj ndeshje dramatike në Beograd, e vlefshme për Euro 2016.

Kur na ndajnë edhe 18 ditë nga kjo përballe, trajneri i kombëtares së Serbisë, Dragan Stojkoviç ka publikuar listën paraprake të lojtarëve që do të ketë në dispozicion.

Ajo çka bie në sy është se Stojkoviç ka grumbulluar 29 lojtarë, por mungojnë në këtë listë dy emra të njohur, portieri i Torinos, Vanja Milinković-Saviç dhe vëllai i tij, mesfushori i Al Hilal, Sergej Milinković-Saviç.

Sfida me Shqipërinë/ Serbia publikon listën me futbollistët

 

ndeshja shqipëri-serbi

Lini një Përgjigje