TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Maj 2025, 20:52

Kampionati Europian U-17, Portugalia mund Shqipërinë 4-0 në ‘Arena Kombëtare’

Shkruar nga Pamfleti

Kampionati Europian U-17, Portugalia mund Shqipërinë 4-0 në

Kombëtarja shqiptare e U-17 ka humbur me rezultatin 4-0 sfidën e parë në Kampionatin Europian përballë Portugalisë.

Ndeshja e luajtur në ‘Arena Kombëtare’ ka rezultuar një dështim për kuqezinjtë që pësuan golin e parë në mitutën e 36 të takimit.

Në pjesën e dytë, kombëtarja shqiptare tentoi të barazonte, por lënia e hapësirave në mbrojtje, u shfrytëzua më së miri nga portugezët.

Një penallti u realizua me sukses nga Mide, që në minutën e 68 çoi në 2-0 rezultatin për Portugalinë. 13 minuta më pas ishte Manuel që realizoi golin e 3-të, ndërsa Soares vulosi fitoren 4-0 në minutën e 92 të takimit.

Për të ndjekur ndeshjen hapëse të Europianit, që për herë të parë zhvillohet në Shqipëri, ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, që u shfaq në krah të Presidentit të FSHF, Armando Duka, ndërsa shoqërohej nga Taulant Balla dhe Ogerta Manastirliu.

Ndeshjet e ardhshme të kuqezinjve janë ndaj Francës dhe Gjermanisë.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria U-17: Huli; Kurti, Gecaj, Llana, Nuhaj, Gjoka, Sylejmani, Ferati, Vukaj, Ramku, Kulla

Trajner: Andra Tedesko

Portugalia U-17: Kunja; Pereira, Furtado, Neto, Dbouk, Guedes, Kuitas, Nevesh, Mide, Kabral, Aragao

Trajner: Bino

Kampionati Europian U-17, Portugalia mund Shqipërinë 4-0 në

Lini një Përgjigje