
Kthehet paniku për gjendjen shëndetësore të Pol Gaskonj. Ish-futbollist i njohur britanik, i cili vuan për problemet me alkoolin, këtë herë ka përfunduar në terapi intensive për shkak se ka pësuar një kolaps në shtëpinë e tij.
Gjithçka e ka zbuluar një nga miqtë e tij, Stiv Foster, i cili i shërben edhe si asistent. Ai e ka gjetur Gaskonj në shtëpi dhe ka njoftuar ndihmën e shpejtë, me ish-mesfushorin e njohur anglez që tashmë është në terapi intensive dhe raportohet se është në gjendje të qendrueshme.
“Pol është i shtruar në spital, vendi më i mirë i mundshëm për të në këto momente. Gaza dëshiron t’i falënderojë të gjithë për mbështetjen që ka marrë deri tani nga miq të vjetër që i urojnë më të mirën e shpresojnë që ai ta rimarrë veten”, janë fjalët e Foster për mediat britanike pasi u përhap lajmi për situatën e legjendës së futbollit, një nga emrat më të njohur në Europë në vitet ’90.
Lini një Përgjigje