TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Korrik 2025, 20:24

Ka qenë pjesë e kombëtares U-21, mesfushori shqiptar gjen golin në miqësore (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ka qenë pjesë e kombëtares U-21, mesfushori shqiptar gjen golin

Tim Civeja ka gjetur dje golin në miqësore, ndërsa Sarbruken u përballl me Union Titus Petange dhe fitoi 3-0.

Civeja shënoi golin e dytë të takimit për skuadrën gjermane, që erdhi në minutën e 67. Mesfushori shqiptar lëshoi një goditje që nuk mund të pritej, pasi kishte marrë një pasim brenda zonës kundërshtare.

Sarbruken do të luajë këtë sezon në ligën e tretë gjermane. Civeja është pjesë e këtij klubi që nga viti 2023.

23-vjeçari ka qenë më parë edhe pjesë e Shpresave. Tashmë mbetet për t’u parë nëse do e vazhdojë karrierën te Sarbruken, kur ka edhe një vit të mbetur kontratë.

 

tim civeja ish-mesfushori i kombëtares u-21 sarbruken

Lini një Përgjigje