TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Mars 2026, 22:06

Përmbysje spektakolare në Bratislavë, Kosova kalon në avantazh ndaj Sllovakisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përmbysje spektakolare në Bratislavë, Kosova kalon në

Përmbysje spektakolare në Bratislavë, Kosova kalon në avantazh ndaj Sllovakisë. Muslija realizoi direkt nga goditja e dënimit. 


Fisnik Asllani riktheu baraspeshën për “dardanët” në minutën e 47. Vojvoda hodhi një krosim drejt zonës dhe Asllani me kokë tund rrjetën e vendasve.


Kosova e mbylli pjesën e parë ndaj Sllovakisë me humbjen 2-1. Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 6-të, me anë të Martin Valjent, i cili shënoi me kokë pas krosimit që mori nga Lukas Haraslin nga goditja e dënimit.


Kosova u kundërpërgjigj në mënyrën më të mirë golit të shpejtë të Sllovakisë, duke barazuar shifrat me Veldin Hoxhën në minutën e 21-të, i cili shënoi me një goditje të bukur me të majtën në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Mërgim Vojvodës.


Në fund të pjesës së parë, Lukas Haraslin shënoi direkt nga goditja e dënimit, duke përfituar nga një mungesë vëmendjeje e portierit Aro Muriç dhe mbrojtjes dardane.

kosova sllovakia

Lini një Përgjigje