
Kombëtarja e Kosovës ka arritur të barazojë rezultatin në ndeshjen gjysmëfinale të play-off-it për Kualifikimet e Botërorit 2026, kundër Sllovakisë.
Ndeshja, që po luhet në stadiumin Tehelné pole në Bratislava, ka shënuar një fillim të shpejtë për vendasit. Në minutën e 6-të, Martin Valjent (me asist nga Lukáš Haraslín) ka çuar Sllovakinë në avantazh, duke bërë rezultatin 1-0.
Por Kosova nuk ka vonuar të reagojë. Në minutën e 21-të, Veldin Hoxha ka shënuar një gol fantastik për Dardanët. Pas një aksioni të bukur ku Mërgim Vojvoda ka kryer një pasim të shkurtër dhe preciz, Hoxha ka gjuajtur me kthesë të fortë nga jashtë zonës drejt këndit të poshtëm të majtë të portës, duke bërë rezultatin 1-1.
Lini një Përgjigje