TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Mars 2026, 20:23

“Blindohet” stadiumi, masa të rrepta sigurie para ndeshjes Poloni-Shqipëri; tifozët kuqezi shoqërohen nga forca të shumta policie

Shkruar nga Pamfleti

“Blindohet” stadiumi, masa të rrepta sigurie para ndeshjes

Në orën 18:00 ka nisur zyrtarisht futja e tifozëve në stadiumin “PGE Arena” në Varshavë, ku pritet të zhvillohet ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë. Sipas raportimeve nga terreni, kontrollet në hyrje janë të imtësishme, me qëllim parandalimin e futjes së sendeve të forta apo mjeteve të ndaluara në impiant.

Më shumë se 3 mijë tifozë shqiptarë pritet të ndjekin ndeshjen nga stadiumi. Ata janë shoqëruar drejt impiantit nga forcat e policisë, të cilat kanë shtuar prezencën si në qytet, ashtu edhe në perimetrin e stadiumit.

Dhjetëra efektivë policie të vendosur rreth stadiumit janë vendosur në kuadër të garantimit të rendit dhe sigurisë.

Vetëm pak minuta para fillimit të sfidës, atmosfera në stadium raportohet e ndezur. Tifozët e të dyja skuadrave kanë nisur të mbushin shkallët, ndërsa rrugët përreth janë të ngarkuara me automjete dhe lëvizje të shumta.

 

polonia shqipëria "play off" i botërorit

Lini një Përgjigje