TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Mars 2026, 17:52

Silvinjo e befasoi duke e dërguar në tribunë, Jasir Asani reagon pas vendimit të teknikut brazilian (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Silvinjo e befasoi duke e dërguar në tribunë, Jasir Asani reagon

Kombëtarja shqiptare e futbollit është vetëm pak orë larg një prej sfidave më të rëndësishme të saj në kualifikueset për Botërorin 2026. Kuqezinjtë do të përballen me Poloninë në Varshavë, në një ndeshje që konsiderohet kyçe për vazhdimin e rrugëtimit drejt turneut final.

Trajneri Silvinjo ka bërë publike listën e lojtarëve për këtë përballje, duke lënë në tribunë tre emra: Klisman Caken, Nazmi Gripshin dhe Jasir Asanin. Ky vendim vjen në prag të një ndeshjeje me rëndësi të veçantë për objektivat e ekipit kombëtar.

Reagimi më i drejtpërdrejtë ka ardhur nga Jasir Asani. Sulmuesi ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka ripostuar në “Instagram” dy “story”, përfshirë edhe golin spektakolar që ai realizoi ndaj Polonisë në stadiumin “Air Albania”. Një nga publikimet i përket edhe sulmuesit të Partizanit, Xhuliano Skuka.

Silvinjo e befasoi duke e dërguar në tribunë, Jasir Asani reagon

Silvinjo e befasoi duke e dërguar në tribunë, Jasir Asani reagon

jasir asani sulmuesi i kombëtares

Lini një Përgjigje