
Një atmosferë elektrizuese ka përfshirë Varshavën në prag të ndeshjes së mbrëmjes mes Polonisë dhe Shqipërisë. Tifozët shqiptarë kanë nisur festimet që në orët e para të ditës, duke kënduar dhe vallëzuar në rrugët e kryeqytetit polak.
Pamjet tregojnë grupe të shumta tifozësh kuqezi që kanë pushtuar zonat kryesore të qytetit, duke krijuar një atmosferë festive, por duke ruajtur një sjellje korrekte.
Ndeshja Poloni-Shqipëri do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 20:45, ndërsa masat e sigurisë janë shtuar ndjeshëm. Forcat e policisë polake janë të pranishme në çdo zonë të frekuentuar, për të garantuar rendin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit.
Policia ka ndërhyrë duke ndaluar këngët dhe festimet e tifozëve shqiptarë në disa zona. Gjithashtu, janë kryer kontrolle të imtësishme, ku tifozëve u janë kërkuar dokumente identifikimi dhe në disa raste janë mbajtur të ndaluar për më shumë se 30 minuta.
Lini një Përgjigje