TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Mars 2026, 20:01

Turqia mposht Rumaninë dhe siguron finalen e “play off”-it, Kosova sfidon ballkanasit në rast kualifikimi

Shkruar nga Pamfleti

Turqia mposht Rumaninë dhe siguron finalen e “play off”-it,

Turqia ka siguruar një vend në finalen e kompeticionit, pasi mposhti Rumaninë me rezultatin minimal 1-0 në gjysmëfinalen e zhvilluar në Stamboll.

Pjesa e parë e takimit u karakterizua nga ekuilibër mes dy skuadrave, me rrjetat që mbetën të paprekura.

Në fillimin e pjesës së dytë erdhi momenti vendimtar i sfidës. Pas një pasimi të saktë nga Arda Gyler, mbrojtësi Ferdi Kadioglu u pozicionua mirë në zonë dhe realizoi golin e vetëm të takimit, duke kaluar Turqinë në avantazh.

Pas golit, Turqia administroi lojën dhe rezultatin, duke mos i dhënë mundësi Rumanisë të rikthehej në ndeshje. Shifrat mbetën të pandryshuara deri në vërshëllimën përfundimtare.

Me këtë fitore, Turqia avancon në finalen e madhe, ku do të përballet me fituesin e çiftit Sllovaki-Kosovë.

turqia rumania "play off" i botërorit

Lini një Përgjigje