TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Mars 2026, 21:58

Pjesa e dytë nis me festë, Asllani rikthen baraspeshën për Kosovën (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Pjesa e dytë nis me festë, Asllani rikthen baraspeshën për

Barazohet sfida në Bratislavë. Fisnik Asllani rikthen baraspeshën për “dardanët” në minutën e 47. Vojvoda hodhi një krosim drejt zonës dhe Asllani me kokë tund rrjetën e vendasve.

 

Kosova e mbylli pjesën e parë ndaj Sllovakisë me humbjen 2-1. Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 6-të, me anë të Martin Valjent, i cili shënoi me kokë pas krosimit që mori nga Lukas Haraslin nga goditja e dënimit.


Kosova u kundërpërgjigj në mënyrën më të mirë golit të shpejtë të Sllovakisë, duke barazuar shifrat me Veldin Hoxhën në minutën e 21-të, i cili shënoi me një goditje të bukur me të majtën në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Mërgim Vojvodës.


Në fund të pjesës së parë, Lukas Haraslin shënoi direkt nga goditja e dënimit, duke përfituar nga një mungesë vëmendjeje e portierit Aro Muriç dhe mbrojtjes dardane.

 

 

 

 

kosov sllovakia

Lini një Përgjigje