
Përfundon pjesa e parë bë Bratislavë. Kosova është mposhtur nga Sllovakia vendase me rezultatin 2-1. Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 6-të, me anë të Martin Valjent, i cili shënoi me kokë pas krosimit që mori nga Lukas Haraslin nga goditja e dënimit.
Kosova u kundërpërgjigj në mënyrën më të mirë golit të shpejtë të Sllovakisë, duke barazuar shifrat me Veldin Hoxhën në minutën e 21-të, i cili shënoi me një goditje të bukur me të majtën në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Mërgim Vojvodës.
Në fund të pjesës së parë, Lukas Haraslin shënoi direkt nga goditja e dënimit, duke përfituar nga një mungesë vëmendjeje e portierit Aro Muriç dhe mbrojtjes dardane.
Lini një Përgjigje