TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Qershor 2024, 21:49

Përfundon pjesa e parë/ Surprizë gjeorgjiane, Spanja dominon por bën paqe në Këln (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë/ Surprizë gjeorgjiane, Spanja dominon por

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes së vlefshme për raundin e 1/16 të Kampionatit Europian. Spanja ka dominuar në këto 45 minuta, por Gjeorgjia i ka surprizuar duke i marrë një barazim 1-1. Të besuarit e De La Fuentes e nisën sfidën “zjarr”, duke u ushtruar presionin konstant Kvara-s me shokë dhe duke iu afruar disa herë golit.

Gjithsesi, kur nuk shënon e pëson. Ekipi i Sanjol festoi në minutën e 18, teksa Le Normo realizoi një autogol të pafat.

Në minutën e 39, Spanja barazoi shifrat. Aksion i rrëmbyeshëm i iberikëve me Uilliams, i cili nga e majta pasoi në qendër për Rodrin. Mesfushori lëshoi një gjuajtje ngjitur me shtyllën dhe e dërgoi topin në rrjetë.


Mbetet të shihet si do të shkojnë 45 minutat e pjesës së dytë të këtij taakimi.

spanja gjeorgjia "euro 2024"

Lini një Përgjigje