TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Qershor 2024, 21:24

“Kujdes Zvicrën!” Legjendat e Anglisë paralajmërojnë ‘3 Luanët’: Ndaj Italisë ishin të jashtëzakonshëm

Shkruar nga Pamfleti

“Kujdes Zvicrën!” Legjendat e Anglisë

Zvicra eliminoi Italinë në 1/16 duke vijuar rrugëtimin në “EURO 2024”. Pas fitores ndaj “Axurrëve”, disa nga emrat e njohur të futbollit anglez kanë paralajmëruar Anglinë që të ketë kujdes nga ekipi helvet.

Zviceranët ishin të shkëlqyer në gjithçka që bënë. Ata ishin absolutisht të jashtëzakonshëm”, thotë legjenda e Njukasëllit, Alen Shirer. Dy kolegët e tij janë dakord me 54-vjeçarin.

Ylli mes kolegëve anglezë? Granit Xhaka. “Ai absolutisht dominoi mesfushën”, tha Lineker.

Pas ndeshjes me Italinë, Riçards tha për një duel të mundshëm: “Isha i emocionuar më parë, tani nuk jam më aq i sigurt”.

Dhe nuk janë vetëm ekspertët të cilët janë të impresionuar nga Xhaka&Co, por edhe tifozët e Anglisë po dridhen para kombëtares.

Një tifoz i tha “The Sun”: “Anglia duhet të jetë shumë e shqetësuar me Zvicrën në çerekfinale. Taktikisht ata janë milje përpara nesh”.

legjendat e anglisë ndeshja me zvicrën

Lini një Përgjigje