TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Tetor 2023, 21:38

Përfundon pjesa e parë/ “Shqiponjat kuqezi” me një këmbë drejt Berlinit, supergoli i Asanit ndëshkon Çekinë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë/ “Shqiponjat kuqezi” me një

Përfundon pjesa e parë e “finales” që po luhet në “Air Albania”. Shqipëria ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Çekinë, duke hedhur një hap të sigurt drejt Europianit të Gjermanisë që do të zhvillohet vitin e ardhshëm.

Heroi i këtyre 45 minutave të para ishte Jasir Asani me supergolin e realizuar në minutën e 9.


Në minutën e 38, çekët realizuan pas zhvillimit të një goditje dënimi me Çutil, i cili shtyu më dorë topin në rrjetë. Gjyqtari anuloi golin si dhe i tregon kartonin e  dytë të verdhë sulmuesit, duke lënë Çekinë me 10 lojtarë. I verdhë edhe për Suçek për protesta.


Mbetet të shihet se si do të shkojnë 45 minutat e dyta për “shqiponjat kuqezi”.

shqipëria çekia kualifikueset e "euro 2024"

Lini një Përgjigje