TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Tetor 2023, 20:58

Sërish Asani, sërish perlë, Shqipëria ndëshkon Çekinë në "Air Albania" (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Sërish Asani, sërish perlë, Shqipëria ndëshkon

Zhbllokohet “finalja”. Shqipëria kalon në avantazh përballë Çekisë. Asani realizon supergol në minutën e 9.


Kuqezinjtë janë pothuajse me një këmbë në Gjermani, pasi ndodhen në vendin e parë në Grupin E me 10 pikë.

Dy barazime dhe një fitore do t’u mjaftojnë kuqezinjve për t’u kualifikuar në “EURO 2024”. Me një total prej 15 pikësh, duke supozuar se Polonia do të fitonte të tria ndeshjet e mbetura dhe do të shkonte 15 pikë dhe barazim me ne, do të ishte ekipi i Silvinjos që do të kualifikohej për në Gjermani, kjo e mundësuar nga fitorja 2-0 në Tiranë, pasi kemi shënuar një gol më shumë. Pra, duhen të paktën 5 pikë të grumbulluara në tri ndeshjet e mbetura dhe Shqipëria do të shihte veten sërish në Europian, pas pjesëmarrjes në Francë, 8-vite më parë.

Kjo është hera e 8 që dy përfaqësueset ndeshen bashkë. Në 5 ndeshjet e para që Shqipëria përballej me Çekosllovakinë ka dy fitore në fundin e vitit 1952 në miqësore. Ndërkohë, pas ndarjes së Çekosllovakisë, Shqipëria regjistron vetëm 2 sfida të tjera me Republikën Çeke, një miqësore në qershorin e vitit 2021, si dhe duelin e një muaji më parë në Pragë.

Kuqezinjtë nuk kanë arritur të fitojnë asnjë ndeshje zyrtare përballë çekëve dhe ky mund të jetë një motivim më shumë për sfidën e sotme, duke shpresuar që të ndodhë e njëjta gjë si në muajin e kaluar me Poloninë.

Deni Makeli do jetë arbitri i këtij takimi, me holandezin që është ndër arbitrat më të mirë në Evropë dhe me profesion polic.

Lini një Përgjigje