TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Korrik 2024, 21:34

Përfundon pjesa e parë/ Shpërthen festa rrogozhinase në Islandë, Egnatia mposht Vikingurin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë/ Shpërthen festa rrogozhinase në

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes që po luhet në Islandë. Egnatia ka mposhtur minimalisht Vikingur Rejkajvik, duke shpërthyer në festë stadiumin.

Rrogozhinasit zhbllokuan ndeshjen në minutën e 33. Pas një harkimi në zonë nga e djathta i Fangajt, topi nuk u kontrollua në qendër nga portieri i Vikingurit dhe Xhoel e shtyu topin në rrjetë.


Në minutën e 5, vendasit rrezikuan me Ekroth, i cili gjuajti me kokë, por gjeti përgjigjen e Dabjanit, i cili shpëtoi portën e tij.

Në minutën e 14, Aleksi iu afrua golit spektakolar me një gjuajte të fortë nga 40 metra, por portieri devijoi mbi traversë.

Mbetet të shihet si do të shkojnë 45 minutat e dyta të këtij takimi.

egnatia vikingur rejkjavik liga e konferencës

Lini një Përgjigje