
Egnatia luan sot në transfertë përballë Vikingur ndeshjen e parë në turin e dytë të Ligës së Konferencës, ku përfundoi pas eliminimit nga Liga e Kampioneve.
Skuadra rrogozhinase ka pësuar ndryshime të shumta në radhët e saj, për shkak të largimeve këto ditë të emrave të rëndësishëm si Sherri, Spahiu e Ibrahimoglu, që kanë detyruar trajnerin Tetova të bëjë lëvizje në rreshtimin titullar të ndeshjes së sotme.
Formacionet zyrtare:
Vikingur: Jonsson, Gunnarsson, Ekroth, Vatnhamar, Fjoluson, Vilhjalmsson, Punyed, Ingimundarson, Agnarsson, Hansen, Djuric. Trajner: Arnar Gunnlaugsson.
Egnatia: Dobjani, Xhemajli, Malota, Aliyev, Ndreca, Aleksi, Ahmetaj, Fangaj, Drame, Kasa, Doukoua. Trajner: Edlir Tetova.

Lini një Përgjigje